Bota

Përmes FOTOVE/ Radhë kilometrike dhe rrugë të bllokuara, bombardimet izraelite largojnë banorët nga Libani jugor

Udhëtimi nga Libani jugor drejt Bejrutit zakonisht zgjat 90 minuta, por bllokimet masive të trafikut kanë zgjatur edhe deri në 12 orë ose më shumë.

24 Shtator 2024, 14:44 Nga r.ll
Përmes FOTOVE/ Radhë kilometrike dhe rrugë të bllokuara,
foto e trafikut

BEJRUT- Libani është futur në kaos ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e tij ndaj pozicioneve të Hezbollahut në të gjithë territorin e fqinjit të tij verior. Ndërkohë pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan radhë kilometrike, teksa njerëzit përpiqen të largoheshin nga Libani jugor, i cili i është nënshtruar një bombardimi intensiv izraelit, më shumë se pjesët e tjera të vendit, drejt kryeqytetit Bejrut. 

Udhëtimi nga Libani jugor drejt Bejrutit zakonisht zgjat 90 minuta, por bllokimet masive të trafikut kanë zgjatur edhe deri në 12 orë ose më shumë. Skena të dëshpëruara mund të shiheshin gjithashtu në pikat kufitare midis Libanit dhe Sirisë, pasi qindra automjete u panë duke bllokuar rrugët në anën libaneze.  

konflikti izrael-hezbollah liban

Sondazh

Poll