Bota

"Kush e autorizoi Stanon të shkelë neutralitetin e statusit të BE-së", Petkoviç: Në emër të kujt flet dhe pse e tejkalon mandatin e tij kur 5 shtete nuk e njohin pavarësinë në Kosovës!

Petkoviç u ankua se zyrtari evropian publikoi flamurin e Kosovës në shkrimin e tij ndërsa shtoi se Stano po e tejkalon mandatin e tij, duke u shprehur se nëse ai ka ndryshuar punëdhënës, duhet të tregojë.

24 Shtator 2024, 14:39 Nga N.F
"Kush e autorizoi Stanon të shkelë neutralitetin e statusit
Petkoviç

SERBI- Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar së fundmi në lidhje me deklaratat e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano se po e njeh Kosovën. Ky reagimin i Petkoviç vjen pas deklaratës së që Stanos në lidhje me sulmin në Banjskë.

Petkoviç u ankua se zyrtari evropian publikoi flamurin e Kosovës në shkrimin e tij ndërsa shtoi se Stano po e tejkalon mandatin e tij, duke u shprehur se nëse ai ka ndryshuar punëdhënës, duhet të tregojë.

“Kush e autorizoi zëdhënësin e BE-së, Peter Stano, për të shkelur neutralitetin e statusit të BE-së, duke e njohur të ashtuquajturën Kosovë. Në emër të kujt flet Stano dhe pse e tejkalon mandatin e tij kur 5 shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë në Kosovë. Nëse ai ka ndryshuar punëdhënës, duhet ta thotë këtë qartë”, ka thënë Petkoviç.


Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja përsërit thirrjen që të ndiqen përgjegjësit e sulmit në Banjskë dhe se është e përkushtuar për drejtësi.

“Një vit pas sulmit në Banjskë. BE-ja përsërit thirrjen për ndjekje të shpejtë të përgjegjësve dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë dhe avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Stano.

stano petkovic serbia kosova

Sondazh

Poll