Bota

Moti i keq përfshinë Italinë, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja

Siç raportohet zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain, nënën dhe gjyshin e foshnjës, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga dy të zhdukurit

24 Shtator 2024, 15:08 Nga E. D
Moti i keq përfshinë Italinë, zhduket foshnja e porsalindur dhe
pamje nga vendngjarja

ITALI- Moti i keq ka përfshirë sërisht Italinë, ku si pasojë janë zhdukur edhe dy persona. Mësohet se një foshnjë pesë muajshe dhe gjyshja e saj janë zhdukur, si pasojë e përmbytjeve në zonën e Montecatini Val di Cecina. Siç raportohet zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain, nënën dhe gjyshin e foshnjës, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga dy të zhdukurit. Bëhet me dije se familjarët ishin turistë dhe ndodheshin në Itali me pushime.

Ndërsa autoritetet njoftojnë se po vazhdojnë kërkimet intensive për të gjetur dy të zhdukurit. Shirat e dendur kanë goditur veriun e Italisë, ku në shumë zona janë shkaktuar përmbytje. Provinca e Milanos është një nga zonat më të prekura, ku autoritete lajmëruan se lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje. Në disa zona është ndaluar qarkullimi dhe është lëshuar urdhri i evakuimit. Bëhet me dije se 450 zjarrfikës janë angazhuar në zonën e Padovas për shkak të përmbytjeve masive dhe thirrjes për ndihmë nga njerëzit.

permbytjet ne itali dy te zhdukur

Sondazh

Poll