Sport

Në Spanjë janë të sigurtë: Vicinius i Real Madridit do ta fitojë “Topin e Artë” 2024...

Sipas Marca, braziliani i Real Madridit ka mundur konkurrencën me Rodrin, Bellingham dhe Lautaro Martinez.

24 Shtator 2024, 11:30 Nga DOSJA

Në Spanjë janë të sigurtë: Vicinius i Real Madridit do

SPANJE - Pas 17 vitesh “Topi i Artë” do të rikthehet te brazilianët: Marca është e bindur për këtë dhe e merr si të sigurtë suksesin e Vinicius junior, i cili do të pasojë Leo Messin dhe do të mundë konkurrencën e Rodrit, Bellingham, Lautaro Martinez dhe Mbappé.

Që nga viti 2007, një brazilian nuk e ka fituar çmimin prestigjioz të France Football, nga ky vit në sinergji me UEFA-n: ishte radha e Kakà dhe prej andej filloi duo-poli Messi (tetë fitore) - Cristiano Ronaldo (pesë fitore), i ndërprerë vetëm nga Modric (2018) dhe Benzema (2022).

Sezonin e kaluar Vini fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, si protagonist (gjashtë gola dhe pesë asistime) me Real Madridin, ndërsa këtë vit filloi Superkupën e UEFA-s kundër Atalantës dhe Superkupën e Spanjës.

Te Reali që nga viti 2018, ai u pagua 45 milionë te Flamengo kur ishte ende 17 vjeç, me kalimin e viteve është kthyer në pikën sulmuese të skuadrës, duke marrë për dore edhe kombëtaren braziliane.

Më 28 tetor të ardhshëm ai do të jetë pra protagonisti i ceremonisë në teatrin Chatelet në Paris, për zhgënjimin e shokëve të skuadrës Bellingham, Carvajal dhe Mbappé, si dhe Rodri. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll