24 Shtator 2024, 09:51
Nga r.ll
evakuuime
LIBAN- Të paktën 492 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,645 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Liban, thotë ministria e shëndetësisë, duke shënuar ditën më vdekjeprurëse të konfliktit Izrael-Hezbollah që nga viti 2006.
Mijëra familje thuhet se u larguan nga shtëpitë e tyre pasi ushtria izraelite tha se goditi 1300 objektiva të Hezbollahut në Liban. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi popullit të Libanit që të "dalë nga rruga e keqe tani" dhe ushtria izraelite dërgoi mesazhe me tekst duke paralajmëruar njerëzit të largoheshin nga ndërtesat ku Hezbollahu po ruante armë.
Burimet libaneze të sigurisë thanë se sulmi kishte në shënjestër komandantin e lartë të Hezbollahut në Libanin jugor, Ali Karaki, por se nuk ishte e qartë nëse ai u vra. Hezbollahu, ndërkohë, gjuajti më shumë se 200 raketa në veri të Izraelit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Dy persona u plagosën nga predha, thonë mjekët.
Sipas BBC, në shumë shkolla në Izraelin verior po mbyllen sot, ndërsa më herët këtë javë, shkollat në zonën e Haifa-s dhe në veri u mbyllën, por më shumë po mbyllen tani në qytete të tjera ku janë raportuar raketa përgjatë kufirit verior.
Nga ana tjetër ministria e arsimit e Libanit tha se të gjitha shkollat do të qëndrojnë të mbyllura. Shkollat publike nuk kanë nisur ende për vitin shkollor, ndërsa atyre private në shumë zona të vendit është kërkuar që të pezullojnë mësimin duke nisur nga dita e sotme. Disa shkolla në Bejrut tani po përdoren si strehimore për njerëzit që kanë ikur nga shtëpitë e tyre nga jugu i Libanit.
konflikti izrael-hezbollah
lcimg 98897175 2cf3 48db 822a 037af48b5e1f
0201daca 806c 45fd a960 206aa23ef6f5jpg
95d7cf08 663b 43a7 aa14 823cb91d50f0jpg
lcimg c21336e2 8120 4ecd 975b a49620b00f84
lcimg bd0401e4 82b7 4e14 91f7 c33a837025a9
Bota
24 Shtator 2024, 09:46
N.F
Afrim Bunjaku
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rikujtuar sulmin në Banjskë ndërsa sjot shënohet një vit ng...
Bota
24 Shtator 2024, 08:51
N.F
Afrim Bunjaku
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë ...
Bota
24 Shtator 2024, 08:45
r.ll
Raketa me rreze të gjatë veprimi, Taurus
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka ngulur këmbë se vendi i tij nuk do t&rs...
Bota
24 Shtator 2024, 08:31
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ditën e sotme bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nga nj&e...
Bota
24 Shtator 2024, 08:09
N.F
Brazil
BRAZIL- Reagime të shumta ka shkaktuar sjellja e një këngëtari dhe influencuesi që kërceu teksa nj...
Bota
24 Shtator 2024, 08:08
r.ll
Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Pat Ryder
SHBA- Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një numër të vogël trup...
Bota
24 Shtator 2024, 07:46
N.F
Blinken
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi "Paktin për të Ardhmen" për të përballuar sfidat e shekullit t&e...
Bota
24 Shtator 2024, 07:37
N.F
Radoiçiç
SERBI- Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Be...
Bota
24 Shtator 2024, 07:23
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inteligjencës artificiale për të ndikuar në...
Bota
24 Shtator 2024, 07:21
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Zyrtarë të lartë gjermanë kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat...