Bota

Një vit nga sulmi në Banjskë, ambasada gjermane: Radoiçiç është ende i lirë në Serbi! Drejtësia duhet të vendoset, nuk ka më vonesa apo justifikime

Më tej në reagim theksohet se në lidhje me këtë dëshim duhet përgjegjsëë, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Ambasada gjermania shtoi se drejtësia duhet të vendoset. 

24 Shtator 2024, 08:31 Nga N.F
Një vit nga sulmi në Banjskë, ambasada gjermane:
Foto ilustruese

KOSOVË- Ditën e sotme bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nga një grup serbësh, të udhëhequr nga ish-nënkryetar i Listës serbe, Milan Radoiçiç. Në një vjetorin e sulmit, ka reaguar Ambasada gjermane, e cila kërkon që drejtësia duhet të vendoset, ndërsa i rikujton Beogradit që Milan Radoiçiç është ende i lirë në Serbi.

Më tej në reagim theksohet se në lidhje me këtë dëshim duhet përgjegjsëë, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Ambasada gjermania shtoi se drejtësia duhet të vendoset. 

"Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiç, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.


Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane. 

ambasada gjermane sulmi ne banjske

Sondazh

Poll