Bota

Vrasja e Afrim Bunjakut, Osmani rikujton sulmin në Banjskë: Kosova është dhe do të mbetet e pandashme! Liria dhe kufijtë tanë janë të paprekshëm

Osmani në postimin e saj në "Facebook" tha se rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar edhe një herë, siç e kanë dëshmuar ndër shekuj, se liria dhe kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

24 Shtator 2024, 09:46 Nga N.F
Vrasja e Afrim Bunjakut, Osmani rikujton sulmin në Banjskë: Kosova
Afrim Bunjaku

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rikujtuar sulmin në Banjskë ndërsa sjot shënohet një vit nga ngjarja ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku. Osmani në postimin e saj në "Facebook" tha se rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar edhe një herë, siç e kanë dëshmuar ndër shekuj, se liria dhe kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

“Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë," shkruan Osmani.


Më 24 shtator 2024 është bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një tjetër u plagos dhe një u lëndua. Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiç.  Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”. 

afrim bunjaku osmani sulmi ne banjske

Sondazh

Poll