24 Shtator 2024, 08:45
Nga r.ll
Raketa me rreze të gjatë veprimi, Taurus
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka ngulur këmbë se vendi i tij nuk do t’i heqë kufizimet ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve gjermane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, pavarësisht lutjeve të Kievit.
Qeveria i ka marrë “disa vendime” në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, të cilat “janë shumë të qarta për mua”, tha Scholz të hënën mbrëma në Nju Jork, ku do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Scholz theksoi se në mesin e atyre vendimeve janë edhe kufizimet që ia ndalojnë Ukrainës të hedhë raketa gjermane thellë brenda territorit të Rusisë.
“Kjo nuk është në përputhje me qëndrimin tim personal... Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe kemi arsye të mirë për këtë”, shtoi Scholz, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Zelensky u është lutur vazhdimisht partnerëve perëndimorë ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi për t’i goditur shënjestrat thellë brenda tokës ruse, përfshirë fushat ajrore dhe depot e naftës të përdorura nga ushtria.
Arma me rreze më të gjatë veprimi që Gjermania ia ka dhuruar deri tani Kievit është raketahedhësi MARS II, i cili mund ta godasë shënjestrën 84 kilometra larg.
Berlini i ka dhënë leje Kievit ta përdorë këtë raketahedhës vetëm në hapësirë të kufizuar brenda tokës ruse, në afërsi të qytetit kufitar ukrainas, Harkiv.
Scholz nuk ka pranuar ta furnizojë Kievin me armë precize me rreze të gjatë veprimi, pavarësisht vendimeve të aleatëve të Gjermanisë në NATO.
Gjermania nuk dëshiron t’i japë Ukrainës raketa lundruese Taurus, e cila mund të godasë rreth 500 kilometra larg, duke argumentuar se “kjo do ta rriste dukshëm rrezikun për përshkallëzimin e luftës”.
SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca e kanë furnizuar Kievin me raketa lundruese të cilat mund ta godasin shënjestrën deri në 300 kilometra larg. Ato janë duke shqyrtuar vendimin se a ta lejojnë apo jo Kievin t’i përdorë këto raketa për sulme ndaj shënjestrave thellë brenda Rusisë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se përdorimi i armëve të tilla nga Kievi do ta zhyste NATO-n në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë./REL
gjermani olaf scholz lufta ne ukraine
Bota
24 Shtator 2024, 08:31
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ditën e sotme bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nga nj&e...
Bota
24 Shtator 2024, 08:09
N.F
Brazil
BRAZIL- Reagime të shumta ka shkaktuar sjellja e një këngëtari dhe influencuesi që kërceu teksa nj...
Bota
24 Shtator 2024, 08:08
r.ll
Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Pat Ryder
SHBA- Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një numër të vogël trup...
Bota
24 Shtator 2024, 07:46
N.F
Blinken
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi "Paktin për të Ardhmen" për të përballuar sfidat e shekullit t&e...
Bota
24 Shtator 2024, 07:37
N.F
Radoiçiç
SERBI- Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Be...
Bota
24 Shtator 2024, 07:23
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inteligjencës artificiale për të ndikuar në...
Bota
24 Shtator 2024, 07:21
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Zyrtarë të lartë gjermanë kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat...
Bota
23 Shtator 2024, 23:00
E. D
fotot ilustruese
Në Sri Lanka, këtë të hënë, mori detyrën presidenti i parë i majtë, i cili u ...
Bota
23 Shtator 2024, 22:23
E. D
Brad Pitt
SPANJË- Policia spanjolle ka arrestuar pesë persona të akuzuar për mashtrimin e dy grave duke u marrë një shu...
Bota
23 Shtator 2024, 22:06
E. D
Bill Clinton, Vjosa Osmani, Hillary Clinton
SHBA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar gjatë vizitës së saj në SHBA ish-p...