Bota

“Faleminderit për gjithçka”! Vjosa Osmani takon Bill dhe Hillary Clinton në New York: Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm

Gjithashtu Osmani është shprehur se liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm. 

23 Shtator 2024, 22:06 Nga E. D
“Faleminderit për gjithçka”! Vjosa Osmani takon Bill dhe
Bill Clinton, Vjosa Osmani, Hillary Clinton

SHBA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar gjatë vizitës së saj në SHBA ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish-Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton. Gjithashtu Osmani është shprehur se liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm. 

“Faleminderit, President Clinton dhe Sekretare Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës. Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm”, ka shkruar Osmani.

Bill Clinton ishte presidenti amerikan në detyrë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

vjosa osmani bill clinton

Sondazh

Poll