Sport

Ferland Mendy rinovon kontratën me Real Madridin deri në vitin 2027...

Mbrojtësi i majtë francez Ferland Mendy ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin. Trajneri i tij Carlo Ancelotti e bëri të ditur këtë të hënë në një konferencë për shtyp.

23 Shtator 2024, 16:51 Nga DOSJA

Ferland Mendy rinovon kontratën me Real Madridin deri në vitin 2027...

SPANJE - Fillimisht i lidhur me Real Madridin deri në fund të këtij sezoni 2024-2025, Ferland Mendy zgjati kontratën me Shtëpinë e Bardhë edhe për dy sezone të tjera. Carlo Ancelotti e konfirmoi këtë të hënë lajmin.

Trajneri italian vlerësoi edhe paraqitjet e mbrojtësit të krahut francez, i kthyer në ballë pas disa sezoneve të shënuara me dëmtime: “Jemi shumë të kënaqur me të dhe i kemi rinovuar kontratën.

Niveli i tij i mbrojtjes është shumë i lartë. Nuk po kërkoj që ai të jetë një lloj tjetër mbrojtësi. Në sulm, ai ka aftësi, por me një krah të majtë tashmë shumë të fortë, atij nuk i kërkohet të sulmojë shumë”.

Real Madrid do të presë Alavés këtë të martë, përpara se të udhëtojë për në Metropolitano të dielën për derbin e Madridit kundër Atléticos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Shtator 2024, 16:02

Mesfushori Alivoda ndahet me Vllazninë…

SHKODER - Tani është zyrtare: Rejan Alivoda largohet nga Vllaznia për të vazhduar karrierën e tij te Itihad Kalba në Emiratet e ...

Sport 23 Shtator 2024, 14:58

"Unë, nuk kam një datë skadence"...

SPANJE - Carlo Ancelotti, trajneri italian i Real Madridit, do të plotësojë 300 ndeshje këtë të martë kundër...