Politike

"Të gjithë të bëjmë realitet ndryshimin e vendit!" Bardhi takim me strukturat drejtuese të PD-së në Mallakastër: Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar

Bardhi thotë se Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet.

23 Shtator 2024, 18:46 Nga M.B
"Të gjithë të bëjmë realitet ndryshimin e
Gazment Bardhi

MALLAKASTËR- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Fier, ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të PD-së në Mallakastër. Bardhi thotë se Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Ai ka shtuar se është koha që të gjithë së bashku të bëjnë realitet ndryshimin për mirë të vendit.

"Në Mallakastër, sëbashku me strukturat drejtuese të partisë, nisëm punën për forcimin e partisë, bashkimin e çdo kontributori ndër vite dhe kontaktin derë më derë me çdo qytetar. Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Tani është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit", shkruan Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll