Politike

Plani për shtetin e ri bektashi, Meta: Rama, grabitësi më i madh i pronave fetare! Idetë e tij janë aventura

Ky projekt është një ide e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

23 Shtator 2024, 14:15 Nga N.F
Plani për shtetin e ri bektashi, Meta: Rama, grabitësi më i madh
Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferncë për mediat. Gajtë fjalëës së tij Meta komentoi projektin e krijimit të shtetit të ri bektashian ndërsa  u shpreh se kjo është një ide e pakonsoliduar. Ky projekt është një ide e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Meta më tej shtoi se kjo është një ide që vjen në prag të zgjedhjeve dhe se Rama  është grabitësi më i madh i pronave fetare.

“Ideja për krijimin e shtetit të ri bektashi, vjen kur jemi në prag të zgjedhjeve. Kjo ide është e pa konsoliduar. Rama është grabitësi më i madh i pronave fetare. Idetë e tij janë aventura”, u shpreh Meta.

rama meta

Sondazh

Poll