Politike

"Shqetësuese arrestimi i Sali Berishës", Forza Italia: As demokracitë më të qëndrueshme s’janë të lira nga praktika të ngjashme jo-liberale

Gjatë takimit Mazzeti dhe Tassinari u shprehën se Forza Italia dhe Partia Demokratike kanë të përbashkët besimin në demokraci dhe dashurinë për lirinë. 

23 Shtator 2024, 13:59 Nga r.ll
"Shqetësuese arrestimi i Sali Berishës", Forza Italia: As
pamje nga takimi

ITALI- Menaxherja Kombëtare e Departamentit të Punëve Publike të partisë italiane "Forza Italia", Zerica Mazzetti bashkë me koordinatoren rajonale të FI, Hon Rosaria Tassinari kanë zhvilluar një takim në Parma me përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Gjatë takimit Mazzeti dhe Tassinari u shprehën se Forza Italia dhe Partia Demokratike kanë të përbashkët besimin në demokraci dhe dashurinë për lirinë. 

"Kemi të përbashkët dashurinë për lirinë, besimin në demokraci, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor gjithmonë. Mes Forzas Italia dhe Partia Demokratike e Shqipërisë është një urë e natyrshme, siç është mes dy vendeve dhe popujve tanë, falë edhe asaj që bëri presidenti Silvio Berlusconi së bashku me Sali Berishën, njeriun që udhëhoqi Shqipërinë përtej tmerreve të një prej më brutalëve, diktaturat komuniste”, u shpreh Mazzeti. 

Ata kanë ngritur edhe shqetësimin e partisë ku aderojnë për mbajtjen në arrest shtëpie prej disa muajsh të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha.

"Ne ndjekim me interes dhe shpresë përparimin e popullit shqiptar drejt një ekonomie solide dhe liberale dhe mbështesim përpjekjet e tij në luftën kundër korrupsionit dhe drejtësisë së keqe. Për këtë arsye duam të shprehim shqetësimin tonë më të madh për atë që ndodhi me ish-presidentin Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej disa muajsh për një rast të dyshuar korrupsioni, i cili daton prej disa vitesh më parë. Fatkeqësisht, as demokracitë më të qëndrueshme dhe më të pjekura në letër nuk janë të lira nga praktika të ngjashme joliberale të cilat duhet luftuar dhe çrrënjosur. Ka një lidhje të madhe dhe një afinitet të madh mes popujve tanë, siç konfirmojnë shumë pjesëmarrës që kanë dy shtetësi, të marra falë punës dhe studimit. Së bashku do të bëjmë mirë, duke filluar nga zgjedhjet rajonale në Emilia-Romagna, duke mbrojtur personin dhe lirinë”, përfunduan Mazzetti dhe Tassinari.

Të dielën, PD hapi degën e saj në Parma të Italisë në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ku ndryshe nga legjislaturat e kaluara, këtë herë do të votojnë edhe emigrantët që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Organizimi i çeljes së degës së re në Parma dhe në Emilia Romangna u bë nën kujdesin e kryetarit të PD, Bardhok Doda, njëkohësisht edhe kordinator i FI në Itali dhe nënkryetarit Dritan Beqiri, me pjesëmarrjen edhe të deputetes së PD, Albana Vokshi.

forza italia sali berisha

Sondazh

Poll