23 Shtator 2024, 14:03
Nga N.F
Salianji
TIRANË- Deputeti i PD Ervin Salianji, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë, kritikoi institucionin e Policisë së Shtetit. Salianji tha se ish-drejtori Ardi Veliu nuk lexonte dot as abetaren. Ai tha se Policia e Shtetit sot është një strukturë, që është bërë copë. Ndërsa, në një moment i tha kryetarit të Komisionit, Nasip Naço, nëse donte që të vinte sërish tek opozita.
"Ardi Veliu nuk lexonte abetaren. Ai tha se vrasja e Klodian Rashës ndodhi sepse kishte pistoletë në dorë. Struktura e Policisë së Shtetit është bërë copë. Nuk janë arrestuar krerë të organizatave kriminale.
Nasip Naço vdes të vijë prapë me ne. Të thashë dhe njëherë që hajde tek ne, sepse po shikon veç lëvizjet tona. Drejtuesi i SPAK ka thënë se operacionet e policisë dekonspirohen. Krimi zgjedh drejtuesit e policisë," tha ai.
Gjithashtu deputeti i PD u shpreh se po tenderohen drejtorët e policisë në qarqe që të ndihmojnë në zgjedhje, ndërsa theksoi së kjo është fakt. Ai më tej shtoi se në zgjedhjet e kaluara është përdorur OFL.
“Gjatë procesit të filtrimit të kandidatëve për drejtor të policisë së shtetit, a i kërkohet informacion për kandidatët SPAK apo jo. Se ka një shqetësim nga ajo strukturë se janë të lidhur me krimin. Që ta parandalojmë këtë.
Tha ministri që janë skualifikuar 4 kandidatë. Po pse ka dijeni ministri për këtë kur ka një komision me 3 anëtarë. Të mbarojë procesi, të kemi një sistem pikëzimi dhe pastaj ta diskutojmë, ose ta nxjerrë komisionin dhe ta sqarojnë. Por kjo tregon se e keni të paracaktuar.
Dy gjera do ju them, vjedhja e zgjedhjeve nuk është lishencë për debiliteti për të dhënë cdo gjë, nuk është lishencë për të vjedhur. Argumenti dhe diskutimi për cdo përgjegjës dhe përgjegjësitë që ka cdo institucion nuk të bëjë me votën.
Më mirë të jetë mik me ministrin, drejtori i përgjithshëm sesa të jetë mik dhe vartës i krimit të organizuar. Po i tenderoni drejtorët e policisë në qarqe që të ndihmojnë në zgjedhje, kjo është fakt. Në zgjedhjet e kaluara është përdorur OFL. Ti kishe drejtorin e policisë analfabet, Ardi Veliun, nuk lexonte dot abetaren, bënte A dhe mbetej te B. Vetëm A kishte mësuar. A doli dhe tha që në Elbasan nuk kishte ngjarje…? E ka pasur drejtor të përgjithshëm dhe drejtor AMP. Tha vrasja e Klodian Rashës ndodhi se kishte pistoletë në dorë”, tha Salianji.
komisioni i sigurise salinaji policia
Politike
23 Shtator 2024, 13:54
S.B
Aleksandër Nikolloski
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandër Nikolloski,&n...
Politike
23 Shtator 2024, 13:39
N.F
Petro Mersini
TIRANË- Komisioni hetimor për "Sterilizimin" ka vijuar edhe ditën e sotme seancën dëgjimore me dëshmitarët...
Politike
23 Shtator 2024, 12:24
S.B
mariglen qato dhe redi molla
TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka shtuar një tjetër akuzë dy ish-drejtorëve të Bashk...
Politike
23 Shtator 2024, 11:55
I.A
Vangjel Tavo
TIRANË- Vangjel Tavo do të betohet më 30 shtator si kryebashkiak i Himarës. Tavo fitoi zgjedhjet kundër kan...
Politike
23 Shtator 2024, 11:49
r.ll
ervin hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha komentoi edhe rastin e vrasjes së Egli Progës në Pogradec, duke thë...
Politike
23 Shtator 2024, 11:36
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me tre muaj hetimet ndaj ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj. Sot supozohet të ish...
Politike
23 Shtator 2024, 11:15
I.A
Argita Malltezi
TIRANË- Vajza e kryedemokratit Sali Berisha, Argita Malltezi së bashku me avokatët e Berishës dhe Jamarbër Ma...
Politike
23 Shtator 2024, 11:04
I.A
Argita Malltezi
TIRANË- Vajza e kryedemokratit Sali Berisha, Argita Malltezi ka sqaruar publikisht dosjen voluminoze të SPAK ndaj Berish&eum...
Politike
23 Shtator 2024, 11:01
r.ll
ervin hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha po iu përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Sigur...
Politike
23 Shtator 2024, 10:58
I.A
Argita Malltezi
TIRANË- Vajza e kryedemokratit Sali Berisha Argita Malltezi së bashku me avokatët e Berishës dhe Jamarbëll Ma...