Art&Argëtim

FOTOT/ Brenda festave të shthurura të Diddy Combs, aty ku droga, alkooli, nudizmi dhe të famshmit me famë botërore nuk mungonin

Në pamjet e siguruara nga DailyMail, Diddy, 54 vjeç, qëndron në këmbë, me gotë shampanjë në dorë, si një diktator në ballkonin e tij.

23 Shtator 2024, 16:25 Nga S.B
FOTOT/ Brenda festave të shthurura të Diddy Combs, aty ku droga,
pamje nga festat e Diddy

SHBA- Një video e re e Sean Diddy Combs nga festa e tij e shthurur në Hamptons, është rishfaqur në rrjet. Në video shfaqet reperi duke i thënë mysafirëve në një nga White Partyt legjendare se ishte koha që fëmijët të shkonin në shtëpi dhe të fillonte festa e vërtetë.

Në pamjet e siguruara nga DailyMail, Diddy, 54 vjeç, qëndron në këmbë, me gotë shampanjë në dorë, si një diktator në ballkonin e tij.

“Ju kemi ushqyer të gjithëve, ju kemi dhënë pije, tani është koha për të shijuar jetën”, thotë ai. “Fëmijëve u ka mbetur edhe një orë pastaj kjo gjë kthehet në diçka që kur të rriteni, kjo është diçka në të cilën të gjithë do të dëshironi të arrini… kështu që le të fillojmë të ngremë dollinë tonë, lërini fëmijët larg.”

FOTOT/ Brenda festave të shthurura të Diddy Combs, aty ku droga,

Imazhet e marra nga DailyMail tregojnë listën e të ftuarve që të gjithë aktualisht kanë qëndruar të heshtur që nga arrestimi i manjatit të muzikës në Nju Jork në fillim të kësaj jave. Yjet si Howard Stern, Kelly Osbourne, Aretha Franklin, Leonardo DiCaprio, Martha Stewart, Jay-Z dhe Beyonce, Mariah Carey dhe bashkëshorti Nick Cannon, Tommy Lee dhe Pamela Anderson, Kim Kardashian janë parë shpesh në këto festa.

FOTOT/ Brenda festave të shthurura të Diddy Combs, aty ku droga,

Në fotot e shkrepura në festën e parafundit të Diddy-t në vitin 2008, shfaqen vajza gjysmë të zhveshura në pishinë. Në të tjera, dy vajza, të veshura vetëm me bikini, puthen ndërsa hedhin shampanjë mbi lëkurën e tyre të zhveshur.

FOTOT/ Brenda festave të shthurura të Diddy Combs, aty ku droga,

Swoope dhe të tjerë kanë folur edhe për drogat që ishin të pranishme si ekstazi, kokaina. Në mënyrë të frikshme, Swoope pretendoi se Diddy i tha atij: Unë mund të detyroj këdo të bëjë gjithçka sepse kjo jetë është ajo që ata duan, dhe unë i mora çelësat.

diddy diddy combs

Sondazh

Poll