Art&Argëtim

"Ishte çmenduri!"/ Demi Moore zbulon mënyrën se si humbi peshë pas shtatzënisë së dytë

Aktorja 61-vjeçare kujton se e shtyu veten përtej limiteve për të humbur peshën e shtatzënisë.

23 Shtator 2024, 10:17 Nga S.B
"Ishte çmenduri!"/ Demi Moore zbulon mënyrën se si
Demi Moore

SHBA- Në një intervistë të re, aktorja Demi Moore udhëtoi pas në kohë, konkretisht në vitin 1991, kur sapo kishte sjellë në jetë vajzën e saj të dytë Scout Willis. Aktorja 61-vjeçare kujton se e shtyu veten përtej limiteve për të humbur peshën e shtatzënisë.

“Më thanë të humbas peshë, sa të turpshme dhe poshtëruese ishin komentet që dëgjova, prandaj e bëra.” thotë Moore. “Mbaj mend që vajza ime ishte rreth pesë, gjashtë muajshe kur ne po xhironim filmin Immoral Proposal. Kështu që e ushqeva atë gjatë natës, u ngrita në errësirë dhe pedalova me biçikletë 96 kilometra çdo ditë. Xhironim gjithë ditën, zakonisht rreth 12 orë dhe ideja e asaj që po i bëja trupit tim ishte çmenduri, qesharake."

E pyetur se çfarë mendon kur shikohet tani në pasqyrë, Demi pranoi se ka ditë të mira dhe të këqija. Ajo tha: Është luhatje. Disa ditë dukem dhe jam si: Wow dukem shumë mirë. Dhe disa ditë e kap veten duke u stresuar për pamjen e jashtme.

Moore dhe ish-bashkëshorti i saj Bruce Willis mirëpritën tre vajza të quajtura Rumer Glenn , e lindur në 1988, Scout LaRue, e lindur në 1991 dhe Tallulah Belle, e lindur në 1994.

demi moore

Sondazh

Poll