Art&Argëtim

FOTO/ Brandi i Jennifer Lopez bën gafën e rradhës, fshin postimin pasi vihet re nga fansat

Këngëtarja 55-vjeçare, e cila aktualisht po kalon një divorc nga Ben Affleck, e ripostoi postimin në Stories, përpara se të fshihej nga të dyja faqet në Instagram.

23 Shtator 2024, 16:02 Nga S.B
FOTO/ Brandi i Jennifer Lopez bën gafën e rradhës, fshin postimin
Jennifer Lopez

SHBA- Marka e bukurisë së Jennifer Lopez, “JLo Beauty” bëri një gabim ‘të vogël’ të dielën duke postuar një selfie të vjetër të këngëtares ku ajo mbante në qafë varësen me emrin e Ben. Këngëtarja 55-vjeçare, e cila aktualisht po kalon një divorc nga Ben Affleck, e ripostoi postimin në Stories, përpara se të fshihej nga të dyja faqet në Instagram.

Postimet u fshinë pasi fansat filluan të vënë në dukje aksesorin elegant që shkruante emrin e ish-bashkëshortit të saj. Postimi u zëvendësua më pas me një numër fotosh nga produktet, duke përfshirë qirinj, një pastrues kremi dhe gjethe të frymëzuara nga vjeshta.

FOTO/ Brandi i Jennifer Lopez bën gafën e rradhës, fshin postimin
postimi

Gjerdani prej ari me emrin e 'Ben' është një artikull luksoz nga FoundRae, ku çmimet zakonisht shkojnë në mijëra. Lopez paraqiti zyrtarisht kërkesën e divorcit nga Affleck në përvjetorin e dytë të martesës së tyre në gusht 2022 pas muajsh spekulimesh. Lopez thuhet se po përpiqet të jetë miqësore me Affleck për hir të fëmijëve të tyre.

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll