Art&Argëtim

Janet Jackson vë në diskutim prejardhjen e Kamala Harris: Ajo nuk është zezake por indiane...

Ky koment habiti opinionin publik, veçanërisht pasi keqinterpreton historinë e familjes së Harris.

23 Shtator 2024, 10:27 Nga S.B
Janet Jackson vë në diskutim prejardhjen e Kamala Harris: Ajo nuk
Jackson dhe Harris

SHBA- Këngëtarja Janet Jackson ka ngjallur polemika me një pretendim në lidhje me prejardhjen racore të Kamala Harris. Ajo vuri në dyshim nëse Harris duhet të identifikohej si grua me ngjyrë (zezake), duke deklaruar se zëvendëspresidentja ka një baba të bardhë.

Ky koment habiti opinionin publik, veçanërisht pasi keqinterpreton historinë e familjes së Harris.

"Ajo nuk është zezake. Kjo është ajo që kam dëgjuar. Se ajo është indiane. Babai i saj është i bardhë. Kështu më thanë. Domethënë, nuk i kam parë lajmet prej disa ditësh. Më thanë se ata zbuluan se babai i saj ishte i bardhë." i tha ajo Guardian.

E lindur në vitin 1964, Harris është e bija e Dr. Shyamala Gopalan, një studiuese nga India, dhe Donald J. Harris, një ekonomist xhamajkan. Çifti u martua në fillim të viteve 1960 dhe rritën Kamalan dhe motrën e saj më të vogël Maya përpara se të ndaheshin në fillim të viteve 1970. Donald Harris, tashmë në pension, është profesor në Universitetin e Stanfordit, ndërsa Dr. Gopalan ndërroi jetë në vitin 2009.

Vërejtjet e Jackson ishin të ngjashme me deklaratat e ish-presidentit Donald Trump gjatë ciklit zgjedhor të 2020-ës. Trump tha se identiteti i Harris ishte oportunist, duke vënë në pikëpyetje prejardhjen e saj racore në një forum publik.

“Pra, nuk e di, është ajo indiane apo është e zezë? Mendoj se dikush duhet ta shqyrtojë edhe këtë." tha Trump.

janet jackson kamala harris

Sondazh

Poll