Politike

"Shteti Bektashi"/ Berisha: Miqtë e mi besimtarë kini kujdes, Rama po mundohet të maskojë lidhjet e tij me krimin dhe vjedhjen

Ai ju bëri thirrje besimtarëve bektashinj të kenë kujdes sepse e gjithë kjo nismë, sipas kryedemokratit, është për interesa të Ramës. 

22 Shtator 2024, 20:31 Nga r.ll
"Shteti Bektashi"/ Berisha: Miqtë e mi besimtarë kini
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij tashme të përnatshëm për mbështetësit e mbledhur në tubimin poshtë banesës.

Berisha ka komentuar krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë. Sipas tij kjo është një tjetër mënyrë e kryeministri Edi Rama për të maskuar lidhjet me krimin dhe vjedhjen. Ai ju bëri thirrje besimtarëve bektashinj të kenë kujdes sepse e gjithë kjo nismë sipas kryedemokratit është për interesa të Ramës. 

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të thellë, për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe misionarë të kauzës së dejtë të shqiptarëve. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, të cilët përcjellin çdo natë të vërtetat tek shqiptarët, denoncojnë dhe demaskojnë regjimin e narkoshtetit që sillet me Shqipërinë e shqiptarët si një pushtues i egër, si një armik i egër i vlerave themelore të një shoqërie të lirë, votës së lirë, shtetit ligjor.

Të dashur miq! Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut. Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes. E ka për sulltanatin e Surrelit. E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare." tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll