Politike

"Sytë e botës janë te kjo mbledhje", Rama në OKB: Shqipëria mbështet "Paktin për të ardhmen", jemi vend i vogël por kemi dhënë shembuj të mirë

Teksa përmendi shenjtoren Nënë Tereza, për të cilën tha se na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe Rama u shpreh se të njëjtit parimi i qëndron me formimin e Shtetit Sovrat të Urdhrit Bektashi që do të krijohet në Tiranë. 

22 Shtator 2024, 19:05 Nga r.ll
"Sytë e botës janë te kjo mbledhje", Rama në OKB:
edi rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York ku po merr pjesë në Samitin për të Ardhmen në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sot sytë e botës janë të fokusuar te kjo mbledhje. Më tej u shpreh se shpesh herë veprimet e liderëve të vendeve aty kanë qenë larg pritshmërive të popujve përkatës. 

Kryeministri tha se bota aktualisht është pranë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurt. Ai theksoi se Shqipëria mbështet "Paktin për të ardhmen" dhe se ndonëse është një vend i vogël, përsëri ka dhënë shembuj të mirë.  

Teksa përmendi shenjtoren Nënë Tereza, për të cilën tha se na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe Rama u shpreh se të njëjtit parimi i qëndron me formimin e Shtetit Sovrat të Urdhrit Bektashi që do të krijohet në Tiranë. 

Rama: "Sot sytë e botës duhet të jenë në këtë mbledhje mund të themi sinqerisht se popujt e botës besojnë në një të ardhme më të mirë. Dyshoj për këtë. Duhet të përballemi nën këtë çati të OKB. Duhet të kemi kurajon të pranojmë që veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg pritshmërive të popujve që i shërbejmë. OKB nuk ka përmbushur shpresat e ‘Ne’ dhe frikat për të ardhmen rriten kudo ndërsa kriza pas krizë rriten mbi ne. Midis kësaj trazire kemi çuar dëm mundësitë për një ndryshim që secila krizë na ka paraqitur. Si t’ja nisim të rindërtojmë atë besim që është thyer.

Që fuqia mund të zgjidh vërtet sfidat që po shfaqen si të dëshmojnë që fuqia jonë kolektive nuk është thjesht më e madhe se veprimet destruktive të kombeve individuale por e vetmja rrugë shpëtimi. Si të frymëzojmë në vend që të demoralizojmë njerëzit e zakonshëm që shkatërrohen nga veprimet e kombeve? Bota ka ndryshuar dramatikisht. Kombet e bashkuar janë themeluar 8 dekada më parë.

Ky institucion mbetet i pazëvendësueshëm. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurt pavarërsisht pozitës gjeografike. Sfidat tona janë të ndërlidhura tërësisht. Nëse nuk përballemi me veprim shumëpalësh do dështojmë. Veprimi shumëpalësh nevojë. Janë të skajshme dhe për tu përballur. Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen. Angazhimet e vetme nuk janë të mjaftueshme. Fjalët qëllimmirë duhet të kthehen në vepra të përbashkëta.

Shqipëria vend i vogël por ka dhënë shembull të mirë. Ka mbrojtur humanizmin e përbashkët, kishte më shumë hebrenj në Europë pas luftës, falë familjeve myslimane e të krishtera që i mbrojtën nga nazistët. Mbrojtëm mijëra afganë. Ne i dhamë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, që na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi që i qëndrojmë dhe rrekemi të veprojmë për të transformuar qendrën e Urdhit Bektashi në qendër të Tiranës si një qendër tolerance bashkëjetese."

edi rama ne okb

Sondazh

Poll