Politike

"Nisim zbatimin e projektit tonë transformues!" Bardhi takon strukturat drejtuese të PD-së në Divjakë: Përpara kemi një vit sakrifice

Sipas Bardhit, në këto 12 vite qeverisje fermerët janë braktisur dhe se ka munguar mbështetja për bujqësinë.

22 Shtator 2024, 14:30 Nga M.B
"Nisim zbatimin e projektit tonë transformues!" Bardhi takon
Foto nga takimi

DIVJAKA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Divjakë. Lidhur me këtë takim, Bardhi ka deklaruar më pas në rrjetet sociale se do të nisin zbatimin e projektit për transformimin e Divjakës dhe gjithë Shqipërisë. Ai ka shtuar se përpara kemi një vit skarifice, me qëllim për të ndërtuar projektin fitues për të ndryshuar Shqipërinë.

Sipas Bardhit, në këto 12 vite qeverisje fermerët janë braktisur dhe se ka munguar mbështetja për bujqësinë. Gjithashtu demokrati thotë se braktisja e fermerëve të kësaj zone, mungesa e mbështetjes për bujqësinë dhe abuzimi me fondet e AZHBR dhe fondet e ndihmës nga Bashkimi Europian, kanë një përgjegjës që është korrupsioni i qeverisë Rama.

“Në Divjakë, së bashku me strukturat drejtuese të Degës, nisëm zbatimin e projektit tonë transformues për Divjakën dhe Shqipërinë. Viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe viti që të gjithë bashkë të ndërtojmë projektin fitues, projektin që i jep ndryshimin e shumëpritur shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë.

12 vjet të keqqeverisje të Edi Ramës janë shumë kohe e cuar dëm për banorët e Bashkisë Divjakë. Braktisja e fermerëve të kësaj zone, mungesa e mbështetjes për bujqësinë dhe abuzimi me fondet e AZHBR dhe fondet e ndihmës nga Bashkimi Europian, kanë një përgjegjës që është korrupsioni i Qeverisë Rama. Ndryshimi i këtij realiteti të trishtë është vetëm në dorën tonë”, shkruan Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll