Sport

Kujdes Leverkusen... Liverpool po lëviz për Wirtz. Pritet një ofertë e frikshme

Do të duhet të shihet nëse Real Madrid dhe Manchester City kanë synimin për të përballuar ofertën…

23 Shtator 2024, 10:00 Nga DOSJA

Kujdes Leverkusen... Liverpool po lëviz për Wirtz. Pritet një

ANGLI - Liverpool synon të mposhtë konkurrencën e Manchester City dhe Real Madrid për lojtarin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, pavarësisht pranisë në skuadrën e Arne Slot të një lojtari me karakteristika të ngjashme, si Dominik Szoboszlai.

Sipas asaj që u raportua nga Team Talk, Reds do të donin të rrisnin konkurrencën në këtë rol aq shumë, sa do të jenë të gatshëm të vendosin në tavolinë një ofertë shumë të lartë: 120 milionë euro, çfarë kërkoi Bayer Leverkusen. Pra, në merkaton e dimrit, te Aspirinat pritet të largohet ylli, i cili ka ende tre vite kontratë dhe një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin e tij Xabi Alonso.

Kjo do të ishte një ofertë rekord për klubin anglez, i cili kurrë nuk ka paguar kaq shumë për nënshkrimin e një lojtari, duke shkuar deri aty sa të ofrojë 110 milionë për Moises Caicedo, i cili më pas përfundoi në Chelsea për 116 milionë plus 17 bonuse në 2023.

Do të duhet të shihet nëse Real Madrid dhe Manchester City kanë synimin për të përballuar ofertën, apo do të drejtohen në objektiva të tjera me skuadrën e Guardiolës, e cila për momentin duket të jetë rivali më i akredituar,.

Kjo duke pasur parasysh nevojën për të zëvendësuar Kevin De Bruyne, që është jashtë kontratës dhe nuk ka gjasa të rinovojë më tej marrëdhënien e tij me klubin anglez. Por në sfond është edhe Bayern Munich, i zakonshëm që mund të hyjë në garë për playmakerin e ri gjerman.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll