Sport

Ukrainasi Tymoshchuk ndihmon rusët e Kurskut. Ish-shokët e skuadrës së tij e ofendojnë në rrjetet sociale…

“Ju e shitët veten për para te rusët, por mbani mend që prindërit tuaj jetojnë këtu, ju jeni një idiot dhe gomar. Mos harroni këtë një herë e përgjithmonë”.

23 Shtator 2024, 09:30 Nga DOSJA

Ukrainasi Tymoshchuk ndihmon rusët e Kurskut. Ish-shokët e

UKRAINE - Ditët e fundit, vendimi i ish-yllit të kombëtares Anatoli Tymoshchuk, i cili ka bërë 144 ndeshje për fanelën verdheblu, nxorri në ankand për bamirësi një nga fanelat me firmën e tij, nga koha kur luante te Zenit të Shën Petersburgu.

Ankandi, që synon për të ndihmuar banorët e rajonit rus të Kurskut, i pushtuar nga ukrainasit në fillim të gushtit, ka shkaktuar bujë të madhe. Një vendim ky që është në vijim me atë që ish-mesfushori ka kryer nga fillimi i sulmit të Rusisë në Ukrainë, i cili filloi mbi dy vjet më parë, dhe që gjithashtu ngjalli reagime të forta kohë më pare në Ukrainë.

Në fakt, ish-bashkëlojtari i kombëtares, Oleksandr Alijev, e ofendoi rëndë përmes rrjeteve të tij sociale: “Dua të flas për këtë budallallëk të madh Tymoshchuk, që nxorri në ankand një fanelë dhe po ndihmon bishat ruse.

Që në ditët e para thashë se ai është llum dhe më vjen keq që luajta me të në kombëtaren e Ukrainës,-vazhdon ish-lojtari i Dinamo Kievit. - Ju e shitët veten për para te rusët, por mbani mend që prindërit tuaj jetojnë këtu, ju jeni një idiot dhe gomar. Mos harroni këtë një herë e përgjithmonë”.

Këto fjalë që gjejnë jehonë tek një tjetër ish-bashkëlojtar, edhe pse shkurt, si Ivan Petryak, tashmë lojtar i Chernomorets Odessa, i cili komentoi me ofendim foton e ish-mesfushorit të veshur me fanelën e Zenit (shitet rreth 7,5 mijë dollarë): “Qe kurvë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll