21 Shtator 2024, 21:07
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se vendi ka një betejë për lirinë e Shqipërisë. Më tej ai theksoi se kjo betejë është për të rinjtë shqiptarë, të cilët për të blerë një apartament në kryeqytetin e tyre, duhet të punojnë 105 vite.
Ai bëri thirrje të bashkohen dhe u garantoji mbështëtësve se kjo narkoqeveri në vetvete përfaqëson një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë as dy ditë vrullit të fuqishëm të qytetarëve, guximit të betejës së tyre për qeveri teknike, votën e lirë, fitoren e opozitës, fitoren e Shqipërisë.
Fjala e Berishës:
Të dashur miq, të gjitha këto bëjnë jetike, bëjnë vendimtare betejën tonë. Të gjitha këto duhet të frymëzojnë dhe frymëzojnë opozitën nën thirrjet e himnit kombëtar, nga lufta veçse ai largohet, për votën e lirë, ja vdekje ja liri. Për lirinë e Shqipërisë, ja vdekje ja liri! Sot, kjo betejë është betejë për fëmijët shqiptarë që ushqehen me dy vakte në ditë sepse Edi Rama vjedh me qeverinë e tij qindra milionë euro pasuri publike.
Është betejë për të rinjtë shqiptarë, të cilët për të blerë një apartament në kryeqytetin e tyre, duhet të punojnë 105 vite. Është betejë për pensionistët shqiptarë që numërojnë kafshatat dhe paguhen sot në mënyrën më qesharake. Është betejë për të sëmurët shqiptarë që mjekohen masivisht me ilaçe të skaduara dhe që mafia e Edi Ramës vjedh paratë e ilaçeve të tyre, të aparaturave të tyre dhe ka katandisur shëndetësinë në një bursë vdekje për shqiptarët.
Kjo betejë është betejë për të ardhmen e shqiptarëve në këtë vend të bekuar. Është betejë për kthimin e pasurive përrallore publike të këtij vendi në mirësi për qytetarët shqiptarë. Është betejë për të rikthyer në Shqipëri qindra e mijëra shqiptare për të investuar djersën e tyre, mundin e tyre në dheun e tyre të dashur. Është betejë për t’i kthyer Shqipërisë dinjitetin, për të ecur të sigurt në rrugën e integrimit evropian. Është betejë për të mbështetur Kosovën, në rrugën e saj drejt Europës, anëtarësimit në NATO.
Pra, kohërat janë historike për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar. Le të bashkohemi ne dhe ju garantoj se kjo narkoqeveri në vetvete përfaqëson një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë as dy ditë vrullit të fuqishëm të qytetarëve, guximit të betejës së tyre për qeveri teknike, votën e lirë, fitoren e opozitës, fitoren e Shqipërisë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!
berisha shqiptare
Politike
21 Shtator 2024, 20:44
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve. Gja...
Politike
21 Shtator 2024, 20:25
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve. Gjat&eum...
Politike
21 Shtator 2024, 20:09
N.F
Gëzim Brunga
ITALI- Demokratët e diasporës në Forli të Italisë kanë zgjedhur kryetarin e ri të kësaj dege, pa...
Politike
21 Shtator 2024, 19:37
N.F
Takimi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi takime të veçanta me ambasadorët e Francës, Mbretërisë s&eum...
Politike
21 Shtator 2024, 14:39
r.ll
luan baci
TIRANË- Deputeti i PD-së Luan Baçi ka fituar edhe në Gjykatën e Apelit procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakes s&e...
Politike
21 Shtator 2024, 12:30
r.ll
pamje nga video e postuar nga malltezi
TIRANË- Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është marr&eum...
Politike
21 Shtator 2024, 12:26
I.A
Projekti
TIRANË- Shqipëria po mendon një shtet të ri mysliman brenda kryeqytetit të saj. The New York Times shkruan se k...
Politike
21 Shtator 2024, 11:44
I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka deklaruar se sot tet&eum...
Politike
21 Shtator 2024, 09:26
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi se nxënësit du...
Politike
20 Shtator 2024, 22:34
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar sërish pas seancës së sotme në Gjykatë...