Sport

Diferenca e pabesueshme e ndeshjeve në kalendar mes Real Madridit dhe Barcelonës

Dy gjigantët spanjollë mund të kenë një numër krejtësisht të ndryshëm ndeshjesh! Një avantazh i vlefshëm, në garën për titull për klubin që luan më pak?

22 Shtator 2024, 10:30 Nga DOSJA

Diferenca e pabesueshme e ndeshjeve në kalendar mes Real Madridit dhe

SPANJE - Kalendari (i zgjatur) për sezonin 2024-2025 premton të jetë jashtëzakonisht intensiv për klubet kryesore evropiane, si FC Barcelona dhe Real Madrid.

Nëse Barça, e udhëhequr nga Hansi Flick, arrin të gjitha finalet e mundshme, ajo mund të luajë deri në 63 ndeshje në vetëm nëntë muaj e gjysmë. Këtu përfshihen La Liga, Champions League, Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Mbretit.

Real Madrid, nga ana e tij, mund të luajë deri në 72 ndeshje për një periudhë 11 mujore, nëse skuadra e Carlo Ancelotti arrin të gjitha finalet, duke i shtuar kësaj garat ndërkombëtare si Superkupa e UEFA-s, finalja e Kupës së Botës dhe Kupa e Botës e ardhshme për Klubet, FIFA 2025.

Lojtarët e të dyja skuadrave do të vihen në provë me këtë kalendaar të mbingarkuar. Për shembull, Barça e filloi sezonin e saj më 17 gusht 2024 në Mestalla kundër Valencias dhe mund ta mbyllë atë më 31 maj 2025 në Mynih, në finalen e Champions League.

Ndërkohë, Real Madrid mund të shohë që sezoni i tyre të zgjatet deri më 13 korrik 2025, me një finale të mundshme të Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. Kjo dendësi ndeshjesh ngre shqetësime te lojtarët dhe tashmë po çon në kritika.

Disa nuk hezitojnë të flasin për mundësinë e një greve për të denoncuar këtë ritëm të furishëm, ndërkohë që kombëtaret e tyre i shtojnë edhe më shumë takimet tashmë të ngjeshur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll