Sport

Flick kokë më kokë me Laportan pas humbjes me Monacon… Alarm te Barça?

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk ka munguar të diskutojë me Deco dhe Joan Laporta pas disfatës së parë sezonale ndaj Monacos.

21 Shtator 2024, 12:30 Nga DOSJA

Flick kokë më kokë me Laportan pas humbjes me Monacon…

FRANCE - Mbrëmjen e kësaj të enjte, FC Barcelona ra për herë të parë këtë sezon ndaj AS Monaco (2-1). Një pengesë e parë që çoi në një takim midis Hansi Flick, Joan Laporta dhe Deco sipas Mundo Deportivo.

Çuditërisht, besimi tek tekniku gjerman është ende i paprekur, pavarësisht këtij dështimi në debutimin e Champions League. Ishte kështu një bisedë “relaksuese” që u zhvillua mes tre burrave në hotelin e klubit culé në Principatë.

Paraditen e djeshme, në qendrën stërvitore, Deco dhe Flick folën sërish për këtë disfatë, rëndësinë e së cilës e “minimizuan” dhe mbi të gjitha donin të merrnin mësime prej saj.

Në dhomën e zhveshjes, gjermani ruajti gjithashtu besimin e tij ekstrem te lojtarët e tij, u shpreh i kënaqur me fillimin e sezonit dhe u kërkoi atyre të shikonin se çfarë bënë mirë dhe çfarë bënë më pak mirë.

Trajneri i Barcelonës është gjithashtu i lumtur që mund të rikthehet shumë shpejt të dielën me një paraqitje të re të mirë në letër kundër Villarrealit. Prandaj, qetësia kërkohet ende në Katalonjë, por Flick megjithatë ka qenë i qartë me trupat e tij: mos përsëritni më gabimet e vërejtura në Louis II.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll