Sport

Kalendari i çmendur, Xabi Alonso është me Rodri: "Ka të drejtë, ka shumë ndeshje"

"Lojtarët duhet të dëgjohen, duhet të përfshihen në këto lloj vendimesh. Sepse ne të gjithë duam të mirën e futbollit",- nënvizoi trajneri.

21 Shtator 2024, 09:00 Nga DOSJA

Kalendari i çmendur, Xabi Alonso është me Rodri: "Ka

GJERMANI - "Nuk e di nëse i shokuar është fjala e duhur, por u befasova veçanërisht nga mënyra se si pësuam sonte. Në këtë kompeticion kjo nuk është e mundur. Bayer Leverkusen na ndëshkoi rëndë."

Kështu ka folur trajneri i Feyenoordit, Brian Priske për humbjen 4-0 të pësuar nga  ‘Aspirinat’ pas ndeshjes së debutimit në Champions League. Kjo është arsyeja edhe pse Xabi Alonso nuk mund të ishte më i kënaqur, pasi mezi priste rikthimin e klubit në turneun prestigjioz.

Por dje trajneri bask vendosi të marrë një moment për të treguar mbështetje dhe solidaritet me Rodri, mesfushori i Manchester Cityt, i cili u ankua publikisht për kalendarin e pakuptimtë të këtij sezoni, rrezikun e dëmtimeve, të cilëve i nënshtrohen lojtarët dhe mundësisë për të arritur në grevë, pasi tani ndeshjet janë shumë të shpeshta edhe me angazhimet e kombëtares.

"Unë e kuptoj Rodrin dhe lojtarët e tjerë. E kuptoj që ka ardhur një kohë kur lojtarët të mendojnë se ka shumë ndeshje,"- tha Xabi Alonso gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes së kampionëve gjermanë me Wolfsburg të dielën.

"Lojtarët duhet të dëgjohen, duhet të përfshihen në këto lloj vendimesh. Sepse ne të gjithë duam të mirën e futbollit",- nënvizoi trajneri, duke përfunduar, se Rodri ka “absolutisht të drejtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll