Bota

Gjendet anija më e madhe romake në Mesdhe, mbante një ngarkesë prej 6.000 amforesh

16 Dhjetor 2019, 12:41 Nga DOSJA
Gjendet anija më e madhe romake në Mesdhe, mbante një

Dy  mijë vjet më parë, anija po kalonte me ngarkesën e tij të amforave (enë të mëdha prej terrakote), të cilat përdoreshin në Perandorin Romake për trasportimin e verës dhe vajit të ullirit.

Por këto enë nuk arritën kurrë në destinacionin e duhur, pasi kishin rënë në fund të detit për rreth dy mijë vjet, tani janë gjetur nga disa arkeologë.

Kjo është anija klasike më e madhe e gjetur ndonjëherë në Mesdheun lindorë, datohet nga viti 100 para erës sonë dhe 100 pas Krishtit.

Anija 35 metra e gjatë, së bashku me ngarkesën e saj prej 6.000 amforash, u zbulua gjatë një studimi të pajisur me një sistem për zbulimin e objekteve nën ujë, në brigjet e detit të Kefalonia, një nga ishujt Jon në brigjet perëndimore të Greqisë.

Është anija e katërt më e madhe  nga periudha e gjetur  në të gjithë Mesdheun dhe është me “rëndësi të konsiderueshme arkeologjike”, sipas George Ferentinos nga Universiteti i Patras.

Është anija e katërt  Romake që është gjetur në këtë zonë.

Transportet e anijeve të epokës klasike janë të vështira për tu dalluar, pasi ato ulen afër detit dhe shpesh mund të fshihen nga tiparet natyrore.

Tashmë studiuesit dhe arkeologët i pret një punë shumë e vështirë dhe e kushtueshme për të rikuperuar amforat dhe duke përdorur teknika të ADN-së për të zbuluar, se me çfarë ishin të mbushur këto amfora me verë, vaj ulliri, arra, apo gurë.

Burimi:CNN

M.P/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota amfora anija klasike perandori romake amfora anija klasike perandori romake

Sondazh

Poll

Bota 15 Dhjetor 2019, 21:50

Brexit po vjen, reagime nga ekonomia gjermane

GJERMANI- Ekonomia gjermane kërkon një marrëveshje të shpejtë të tregtisë së lirë me britanikët pas fitores së qartë të partisë konservatore, Tory të Boris John...