Aktualitet

Morën 2 mln lekë nga gjobat që nuk i hidhnin në sistem, zbardhet skema e mashtrimit të 22 efektivëve, kush ishte "koka" (EMRI)

Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë Lekë të vjetra, të gjithë të huaj, por pjesa më e madhe nga Kosova.

20 Shtator 2024, 11:07 Nga r.ll
Morën  2 mln lekë nga gjobat që nuk i hidhnin në sistem,
foto ilustruese

KUKËS- Është zbardhur skema e mashtrimit që kanë përdorur 22 efektivët e "Rrugores" në Kukës, të cilët përvetësuan 2 milionë lekë nga gjobat të cilat i vendosnin makinave por nuk i hidhnin në sistem.  Sipas raportimeve "koka" e skemës së mashtrimit ishte Gramoz Dafku, shefi i cili ishte shef i Seksionit të Qarkullimit për Rrugën e Kombit.

Ndërkohë mësohet se AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e kishin shënuar në procesverbal. Por nga ana tjetër, ka rezultuar se efektivët i kishin marrë paratë për vete, duke mos i dorëzuar te financa. Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë Lekë të vjetra, të gjithë të huaj, por pjesa më e madhe nga Kosova.

Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj. AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale. Mbrëmjen e djeshme, AMP njoftoi se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Kukësit që ka caktuar masa sigurie për 22 punonjës policie, të dyshuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre. 6 prej tyre janë në arrest me burg ndërsa 16 të tjerët janë nën masën "detyrim paraqitje".

LISTA E 22 EFEKTIVËVE:

Krenar Molla

Gasper Gjeta

Armand Shehu

Ndoc Pjetri

Armir Hallaçi

Marjan Bolaj

Kastriot Gjini

Gilbert Kapxhiu

Arsim Braha

Gramoz Dafku

Shuaip Gjuta

Artan Pellumbi

Agron Nika

Zenel Axhemi

Asqeri Xhelo

Ismail Petku

Gjovalin Tushaj

Gjelosh Laska

Flavio Ademi

Bardhok Çupi

Alfred Tushaj

policia rugore kukes gramoz dafku

Sondazh

Poll