Aktualitet

"Zoti të më merrte mua, që t’i rrisje ti fëmijët”/ Edlira Çepani e përlotur mbi arkëmortin e Gerti Bogdanit: Më premtove që nuk do ma lëshoje dorën

Pas përfundimit të ceremonisë së homazheve e cila zgjati prej rreth tre orësh, arkëmorti i Bogdanit iu drejtua varrezave të Sharrës.

20 Shtator 2024, 09:44 Nga S.B
"Zoti të më merrte mua, që t’i rrisje ti
Edlira Çepani

TIRANË- Ish-deputeti i ndjerë Gerti Bogdani u përcoll ditën e djeshme në banesën e fundit. Paraditen e djeshme Kuvendi hapi dyert për ceremoninë e homazheve, ku një rradhë e gjatë njerëzish shkuan dhe i dhanë lamtumirën e fundit ish-deputetit.

Pas përfundimit të ceremonisë së homazheve e cila zgjati prej rreth tre orësh, arkëmorti i Bogdanit iu drejtua varrezave të Sharrës. Pak çaste para se të varrosej, bashkëshortja e Bogdanit krah vëllait të saj, u ndal para arkëmortit dhe e përlotur nisi t’i dedikonte disa fjalë të ndjerit.

Çepani u shpreh se do të donte që Bogdani të vazhdonte rrugëtimin pasi i kishte premtuar se nuk do ja lëshonte kurrë dorën.

“Do doja shumë ta kishe vazhduar rrugëtimin o zemër, se më premtove që do e mbanim dorën bashkë, që nuk do ma lëshoje dorën. Por ne do ta vazhdojmë rrugëtimin bashkë, se unë do të të dua çdo ditë për tërë jetën. Zoti të më merrte mua, që t’i rrisje t’i fëmijët”, tha Edlira Çepani e mbytur në lot.

edlira cepani gerti bogdani

Sondazh

Poll