20 Shtator 2024, 10:11
Nga M.B
Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, do të dëshmojë sot në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë. Me pranga në duar, ish-ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj ka dalë nga qelia dhe i është drejtuar për në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Rrjepaj ndodhet në burg për koncesionin e sterilizimit, por mesa duket Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë lejen që ai të paraqitet fizikisht në komisionin për t’u marrë në pyetje për koncesionin e sterilizimit.
Në pyetje do të merren edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.
Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC
Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
klodian rrjepaj
Politike
20 Shtator 2024, 08:56
M.B
Keir Starmer, Giorgia Meloni dhe Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama i është rikthyer diskutimit për çështjen e marrëve...
Politike
20 Shtator 2024, 08:28
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka sqaruar një d...
Politike
19 Shtator 2024, 22:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se të gjitha akuzat ndaj tij për pasurim nëpërmjet post...
Politike
19 Shtator 2024, 22:47
r.ll
argita malltezi, sali berisha
TIRANË- Vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka folur për dosjen e SPAK lidhur me kthimin e pro...
Politike
19 Shtator 2024, 22:36
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha i cilëson akuzat e ngritura ndaj tij si politike dhe se SPAK vepron me urdhër të kryem...
Politike
19 Shtator 2024, 22:34
N.F
Malltezi
TIRANË- Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha e konsideroi dosjen e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ...
Politike
19 Shtator 2024, 22:20
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kur u pyet se kush do të jetë kryeministri i Shqipërisë në...
Politike
19 Shtator 2024, 22:11
r.ll
sali berisha
TIRANË- Pak ditë më parë PD caktoi drejtuesit politik të qarqeve, ku u vu re mungesa e femrave, gj&eu...
Politike
19 Shtator 2024, 22:03
N.F
Argita Malltezi
TIRANË- Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, tha se nëse kandidon për deputete, do t’i nënsht...
Politike
19 Shtator 2024, 21:50
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur edhe për arrestin shtëpiak dhe drejtimin e fushatës për zgjedhjet e ...