Politike

Berisha për akuzat e SPAK: Fund e krye të urdhëruara nga Rama, unë po mbroj sovranitetin e vendit

Berisha tha se beteja e tij nuk është për veten, por për mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

19 Shtator 2024, 22:36 Nga r.ll
Berisha për akuzat e SPAK: Fund e krye të urdhëruara nga Rama,
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha i cilëson akuzat e ngritura ndaj tij si politike dhe se SPAK vepron me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Në emisionin “Opinion”, Berisha tha se beteja e tij nuk është për veten, por për mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

“Një akt fund e krye politik të Edi Ramës. Mund të urdhërojë kush të dojë po unë kurrë “yes man” në shkelje të Kushtetutës, në shkelje të ligjit të vendit, nuk bëhem. E gjithë beteja ime që bëj nga data 9 shtator deri sot është betejë që bëj për mbrojtjen e sovranitetit të këtij vendi”,-tha Berisha.

sali berisha spak

Sondazh

Poll