Politike

Dëshmia e ish-drejtoreshës së AKKP në SPAK, Argita Malltezi: Ja pse Berisha u takua me Boriçin

Malltezi vuri në dyshim dëshminë e përfshirë në dosjen e SPAK të Boriçit, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë deklaratë të saj që të thotë se Berisha caktonte çdo punonjës të AKKP-së.

19 Shtator 2024, 22:47 Nga r.ll
Dëshmia e ish-drejtoreshës së AKKP në SPAK, Argita Malltezi:
argita malltezi, sali berisha

TIRANË- Vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka folur për dosjen e SPAK lidhur me kthimin e pronës dhe privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë nën akuzë nga SPAK lidhur me këtë çështje, ndërsa Malltezi e konsideroi dosjen një të pavërtetë të madhe.

Lidhur një fragmenti nga dosja e SPAK ku i referohet një dëshmie të dhënë nga Justina Boriçi, ish-Kryetare e AKKP-së, Malltezi tha në "Open" në News24 se “Boriçi e ka takuar Berishën, pasi nuk ka asnjë formë tjetër se si mund të emërohet një person në një funksion të caktuar. Drejtore e AKKP caktohej nga Kryeministri dhe natyrisht që Kryeministri do ia komunikonte”.

Malltezi vuri në dyshim dëshminë e përfshirë në dosjen e SPAK të Boriçit, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë deklaratë të saj që të thotë se Berisha caktonte çdo punonjës të AKKP-së. Ajo tha se nga dëshmia e Boriçit rezulton se edhe ajo ishte e surprizuar nga emërimi si drejtuese e AKKP, pra nuk ishte një emërim me tarafe.

argita malltezi sali berisha

Sondazh

Poll