Politike

Kush do të jetë kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet? Berisha: Do të ketë referendum!

Berisha u shpreh gjithashtu se fton cilindo që dëshiron të sfidoj kryetarin e Partisë Demokratike në votën e qytetarëve.

19 Shtator 2024, 22:20 Nga r.ll
Kush do të jetë kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet?
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kur u pyet se kush do të jetë kryeministri i Shqipërisë nëse opozita fiton zgjedhjet e 2025. I ftuar në emisionin "Opinion" në TV Klan, Berisha foli ndër të tjera edhe për zgjedhjet parlamentare 2025.

Sipas kryedemokratit, fitorja e zgjedhjeve nga opozita do të shoqërohet me një referendum, ku do të jetë vota e qytetarëve që do të zgjedhin dhe kryeministrin e ardhshëm. Berisha u shpreh gjithashtu se fton cilindo që dëshiron të sfidoj kryetarin e Partisë Demokratike në votën e qytetarëve.

Pyetje: Nëse PD fiton, do jeni ju kryeministër apo do të delegoni dikë tjetër?

Berisha: Unë e kam sqaruar dhe po e përsërisë. Fitorja e Partisë Demokratike dhe e koalicionit do të shoqërohet me një referendum për kryeministrin e ardhshëm. Pavarësisht se Sali Berisha është arkitekt i fitores, përsëri ai gjykon që të pyeten shqiptarët. Do të ftoj unë cilindo që dëshiron të sfidoj Sali Berishën në votën e qytetarëve për kryeministër. Kjo është një risi moderne për funksionimin e një opozite.

sali berisha

Sondazh

Poll