Politike

"Sali Berisha i preferuari i shqiptarëve", Berisha: PD me miqtë e saj edhe me SHBA do të shkojë drejt fitores

Lideri i opozitës u foli edhe për shpalljen e tij non-grata nga SHBA dhe a ndikon ky fakt tek PD dhe zgjedhjet e ardhshme.

19 Shtator 2024, 21:46 Nga r.ll
"Sali Berisha i preferuari i shqiptarëve", Berisha: PD me
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur disa pyetje lidhur me zgjedhjet e ardhshme dhe PD.  I pyetur nëse Edi Rama është i preferuari i ndërkombëtarëve, kryedemokrati tha se për ata nuk përgjigjet dot por e di se Sali Berisha është i preferuari i shqiptarëve.

Pyetje: A është Edi Rama i preferuari i ndërkombëtarëve?

Berisha: Besoj se Sali Berisha është i preferuari i shqiptarëve. Ndërkombëtarët të zgjedhin vetë nuk flas në emër të tyre.

Lideri i opozitës u foli edhe për shpalljen e tij non-grata nga SHBA dhe a ndikon ky fakt tek PD dhe zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se PD me miqtë e saj përfshirë edhe SHBA do të shkojë drejt fitores.

Pyetje: Ju jeni penalizuar nga Administrata amerikane. A e dëmton kjo në imazhin e përgjithshëm e sidomos të zgjedhësve PD-në?

Berisha: Besoj fort se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga aktet mafioze të kryera ndaj Sali Berishës, përsëri këto nuk janë dominuese. Është shteti ligjor, është ndarja e pushteteve. Është liria, dinjiteti… Dhe unë kam shumë besim që PD me këto vlera që ndan me miqtë e saj, Shtetet e Bashkuara dhe kudo do të shkojë drejt fitores. Nuk mund të pranohen akte të cilat i shërbejnë sistemit të krimit dhe korrupsionit. Konsolidimit të tij…Nuk mund të pranohet! Dhe të jeni të sigurt se ne do realizojmë, do i tregojmë botës shumë shpejt se ç’përfaqëson organizata kriminale, “SKAP”-i i partisë.

sali berisha

Sondazh

Poll