Aktualitet

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet 25-vjeçari në dalje të vendit

Me rastin do të merret Prokuroria Vlorë.

19 Shtator 2024, 16:44 Nga S.B
Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet
foto ilustruese

VLORË- Një i ri është vënë në pranga ditën e sotme në dalje të vendit nga shërbimet e DRKM Durrës. Bëhet me dije se A.E 25 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi më 2 shtator të këtij viti, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Me rastin do të merret Prokuroria Vlorë.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë ndaloi shtetasin A. E., 25 vjeç, banues në Bergamo, Itali, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.09.2024, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës. 25-vjeçari është kapur nga shërbimet e DRKM Durrës, në dalje të RSH-së.

vlore arrestim

Sondazh

Poll