Sport

Iris Law u nda nga ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, për t'i dhënë përparësi karrierës së saj të modelimit…

Romancës së vajzës së Jude Law dhe futbollistit të Liverpool i ka ardhur fundi: 23-vjeçarja ka zgjedhur të ndjekë karrierën e saj të modës, duke hedhur poshtë perspektivën si... WAG

19 Shtator 2024, 11:11 Nga DOSJA

Iris Law u nda nga ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, për t'i

ANGLI - Romanca e Iris Law dhe Trent Alexander-Arnold doli të jetë jetëshkurtër pasi ata u ndanë pas 5 muajsh, sipas mediave britanike. Modelja 23-vjeçare dhe futbollisti i Liverpool-it  u lidhën për herë të parë majin e kaluar, kur u panë duke u afruar shumë gjatë një xhirimi provokues të Irisit për Guess.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Iris Law ???????? (@lirisaw)



Mirëpo, siç doli, nuk ishte gjë tjetër veçse një romancë verore, pasi me fillimin e detyrave zyrtare për futbollistin dhe njëkohësisht udhëtimet e biznesit të modeles, çifti vendosi të marrë rrugë të ndara. 

Një burim i tha gazetës The Sun, se pavarësisht se kanë kaluar një "verë vërtet argëtuese" dhe kanë kaluar pushimet me familjen e Trentit në korrik, oraret e tyre të ngarkuara dhe krejtësisht të ndryshme të punës, tani po përplasen dhe një ndarje ishte e pashmangshme. 

Iris Law u nda nga ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, për t'i

Vendimin për ndarjen duket se e ka marrë 23-vjeçarja, pasi sipas deklaratave të miqve ajo nuk donte që asgjë ta largonte nga karriera dhe nuk ishte gati të bëhej WAG. 

Mirëpo, çifti dukej shumë i dashuruar, aq herë sa kishin bërë paraqitje të përbashkëta dhe pak javë para raportimeve për ndarjen e tyre, ata ishin fotografuar duke shijuar një arratisje romantike në një plazh të Barbados.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Iris Law ???????? (@lirisaw)

Iris dhe Trent u fotografuan për herë të parë së bashku në maj në Londër, me thashethemet për një romancë të re. 

Modelja 23-vjeçare postoi gjithashtu një foto të saj, duke përqafuar një burrë misterioz në anën e pasme të një motoçiklete. Shumë fansa kanë komentuar nën postimin e veçantë dhe shumica e tyre kanë përmendur se ishte futbollisti. 

Iris Law u nda nga ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, për t'i

Raportimet thonë se të dy, pavarësisht se kanë vendosur të bëjnë rrugë të ndara, mbeten miq shumë të mirë. 

Nuk dihet se si Iris dhe Trent u takuan, por futbollisti thuhet se ka përdorur aplikacionin e takimeve me të famshëm 'Raya', i cili është përshkruar si 'Shoho House of Apps' për shkak të klientelës së tij ekskluzive.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll