Aktualitet

FOTO+VIDEO/ Bashkëshortja e përlotur, deputetët e PD-së mbërrijnë me kurora me lule, zhvillohen homazhet në nder të Gerti Bogdanit në ambientet e Kuvendit

 Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.

19 Shtator 2024, 10:20 Nga M.B
FOTO+VIDEO/ Bashkëshortja e përlotur, deputetët e PD-së
Foto nga ambientet e Kuvendit

TIRANA- Kanë nisur homazhet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ku po bëhen nderimet ndaj ish-deputetin Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.

Më pas, arkëmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës. Nga pamjet e siguruara vërehen deputetët e Partisë Demokratike që kanë mbërritur si edhe familjarët e Bogdanit.

Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në orën 17:00. Partia Demokratike njoftoi se ka shpallur të enjten ditë zie dhe ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.

gerti bogdani

Sondazh

Poll