Aktualitet

U përplas ditën e djeshme nga autobusi i nxënësve, 6-vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

Mësohet se 6-vjeçarja ka marrë fraktura të shumta në këmbë, por edhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e goditjes nga autobusi.

19 Shtator 2024, 09:44 Nga E. D
U përplas ditën e djeshme nga autobusi i nxënësve,
fotot ilustruese

LEZHË- E mitura që përplas ditën e djeshme nga autobusi që po transportonte nxënës shkolle vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se 6-vjeçarja ka marrë fraktura të shumta në këmbë, por edhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e goditjes nga autobusi. Gjithashtu ajo po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga mjekët të cilët e kanë futur në terapi intensive.

Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugen e burgut në Shënkoll, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarje arrestoi drejtuesin e autobusit, Petrit Frroku 56-vjeç. Nërkohë ndaj tij është ngritur akuza "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Siç raportohet e mitura i ka ndërprerë rrugën autobusit dhe pavarësisht manovrave të shoferit nuk është arritur të shmanget përplasja.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll