Politike

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Gjykata e Vlorës i jep mandatin e kryebashkiakut Vangjel Tavos

Duket se gjykata ka vlerësuar të ligjshëm dokumentacionin dhe më pas i ka dhënë mandatin Tavos për drejtimin e bashkisë së Himarës.

19 Shtator 2024, 11:44 Nga M.B
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Gjykata e Vlorës i jep mandatin e
Vangjel Tavo

VLORA- Gjykata e Vlorës i ka dhënë mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavos pas certifikimit nga KQZ. Duket se gjykata ka vlerësuar të ligjshëm dokumentacionin dhe më pas i ka dhënë mandatin Tavos për drejtimin e bashkisë së Himarës. Tavo pritet të betohet në Këshillin Bashkiak për të marrë detyrën, pasi mandati u konfirmua edhe nga KQZ më 12 shtator. 

Pas votimeve më 4 gusht, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Himarës, për shkak të parregullsive të rënda në procesin zgjedhor në të gjithë 36 qendrat e votimit. Koalicioni dorëzoi pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve KAS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë ankimore ku kundërshton vendimin, ku shpallet fitues kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo me 5022 vota (58.6%), përballë kandidatit opozitar Petro Gjikuria, i cili mori 3545 vota (41.4%).

vagjel tavo

Sondazh

Poll