Aktualitet

Të dënuar për trafik droge, arrestohen dy persona në Tiranë me qëllim ekstradimin në Kosovë

59-vjeçari me iniciale A.B dhe 51-vjeçari me iniciale Sh.S ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". 

19 Shtator 2024, 09:35 Nga E. D
Të dënuar për trafik droge, arrestohen dy persona në
fotot ilustruese

TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin në Kosovë. 59-vjeçari me iniciale A.B dhe 51-vjeçari me iniciale Sh.S ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". 

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 17”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh. Kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Kosovë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Kosovë, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 17”, kapi në Tiranë dhe vuri në pranga shtetasit:

A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta shtetas, në Kosovë.

policia e tiranes 2 te arrestuar

Sondazh

Poll