Aktualitet

EMRAT/ Përfshihet nga flakët banesa në Has, humbin jetën nënë e bir

Mësohet se Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten e tij është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

19 Shtator 2024, 07:57 Nga E. D
EMRAT/ Përfshihet nga flakët banesa në Has, humbin jetën
fotot ilustruese

HAS- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit, ku si pasojë kanë humbur jetën nënë e bir. Mësohet se Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten e tij është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej. Konkretisht ngjarja ka nodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. 

Gjithashtu Lushi kishte lajmëruar edhe zjarrëfiksen. Ndërkohë që zjarrfikësit kane gjetur vetëm trupin e nënës së tij, Fatime Lushi dhe po punohet për gjetjen e Rexh Lushi. Po ashtu dyshohet se shkak për ngjarjen është një pakujdesi e familjarëve, të cilët mendohet se kanë harruar një ngrohëse ndezur. Megjithatë një ekip ekspertësh po kryejnë veprimet për identifikimin e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L. Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

digjet banesa ne has rexh lushi fatime lushi

Sondazh

Poll