Aktualitet

Gjeorgjiani u kthye 40 minuta pas sherrit dhe hapi zjarr ndaj tij, dalin pamjet nga plagosja e 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Mediat greke raportojne së sherri ka ndodhur mes shqiptarit dhe një gjeorgjiani. I plagosuri shqiptar ka qenëme dy shqiptarë të tjerë kur ai u përplas me një gjeorgjian, por ky i fundit u rikthye pas 40 minutash dhe hapi zjarr ndaj 36-vjeçarit. iMediat greke kanë publikuar pamje të konfliktit mes tyre.

18 Shtator 2024, 22:58 Nga N.F
Gjeorgjiani u kthye 40 minuta pas sherrit dhe hapi zjarr ndaj tij, dalin pamjet
Pamjet nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një 36-vjeçar shqiptar u plagos me armë mëngjesin e kësaj të marte në Kerameikos, një lagje e Athinës. I plagosuri është identifikuar si Ergert Lusha ndërsa sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pasi ai u përfshi fillimisht në një sherr.

Mediat greke raportojne së sherri ka ndodhur mes shqiptarit dhe një gjeorgjiani. I plagosuri shqiptar ka qenëme dy shqiptarë të tjerë kur ai u përplas me një gjeorgjian, por ky i fundit u rikthye pas 40 minutash dhe hapi zjarr ndaj 36-vjeçarit. iMediat greke kanë publikuar pamje të konfliktit mes tyre. 

Shqiptari ndodhet në spital me plagë në pjesën e poshtme të trupit. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë të populluar duke bërë që të shtënat të shkaktojnë mjaft panik tek qytetarët. Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta. 

Sipas të njëjtave informacioneve, shqiptari i plagosur njihet nga autoritetet si i përfshirë në çështje droge, armësh dhe në disa raste vjedhjesh. Policia greke tha se ka ndaluar 6 persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë përfshirë drejtpërdrejt në sulmin e përgjakshëm

Shikoni videon KETU

 

te shtena greqi plagosje shqiptar

Sondazh

Poll