Art&Argëtim

VIDEO/ Billie Eilish bën publike mbështetjen ndaj Kamala Harris përpara zgjedhjeve në SHBA

Billie dhe Finneas nuk janë të famshmit e parë që japin mbështetjen e tyre për Harris.

18 Shtator 2024, 17:44 Nga S.B
VIDEO/ Billie Eilish bën publike mbështetjen ndaj Kamala Harris
Kamala dhe Billie

SHBA- Këngëtarja Billie Eilish së bashku me vëllain e saj Finneas O'Connell i kërkuan fansave të regjistroheshin për të votuar përpara se të bënin publike mbështetjen ndaj Kamala Harris.

"Sot është Dita Kombëtare e Regjistrimit të Votuesve dhe ne po ju kërkojmë që të bashkoheni me ne për të shkuar në iwillvote.com për të kontrolluar statusin tuaj dhe për të votuar herët."

Billie më pas shtoi: Ne po votojmë për Kamala Harris dhe Tim Walz sepse ata po luftojnë për të mbrojtur lirinë tonë riprodhuese, planetin tonë dhe demokracinë tonë.

Finneas u kërkoi votuesve të mos lejojnë "ekstremistët të kontrollojnë jetën tonë, liritë dhe të ardhmen".

Ai shtoi: E vetmja mënyrë për t'i ndalur ata dhe axhendën e rrezikshme të Projektit 2025 është votimi dhe zgjedhja e Kamala Harris.

Projekti 2025 është një plan prej 900 faqesh i krijuar nga ndihmësit e Donald Trump, i cili përfshin detaje për të zgjeruar autoritetin e tij ekzekutiv, për të zëvendësuar nëpunësit civilë me të emëruar të lidhur ideologjikisht, për të shkatërruar të drejtat e abortit dhe për të imponuar një axhendë kundër emigrantëve.

Billie më pas ndau një mesazh urgjent për fansat teksa tha: “Votoni sikur jeta juaj varet nga ajo votë”.

Billie dhe Finneas nuk janë të famshmit e parë që japin mbështetjen e tyre për Harris. Taylor Swift është shprehur gjithashtu në favor të Zëvendës Presidentes, duke shkruar në një postim të gjatë në Instagram: Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walz në zgjedhjet presidenciale të 2024.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish)

billie eillish kamala harris

Sondazh

Poll