Art&Argëtim

U konfliktuan fizikisht në mes të skenës, grupi Jane's Addiction anulon 12 koncertet e mbetura nga turneu

Të premten mbrëma, grupi - i cili vjen nga Los Angeles - ndërpreu koncertin e tyre pasi këngëtari Perry Farrell goditi kitaristin David Navarro.

17 Shtator 2024, 11:46 Nga S.B
U konfliktuan fizikisht në mes të skenës, grupi Jane's
foto ilustruese

SHBA- Grupi amerikan Jane's Addiction ka anuluar datat e mbetura të turneut të tyre, disa ditë pas një përleshjeje në skenë në Boston. Të premten mbrëma, grupi - i cili vjen nga Los Angeles - ndërpreu koncertin e tyre pasi këngëtari Perry Farrell goditi kitaristin David Navarro.

Në një deklaratë të postuar në mediat sociale të hënën, grupi tha se "mori vendimin e vështirë për të marrë pak kohë pushim si grup". Grupi ka thënë gjithashtu se rimbursimet e biletave do të jepen në pikën e blerjes për datat e anuluara.

Grupit i kishin mbetur 12 koncerte në të gjithë SHBA-në në turneun e tyre përpara se të anulohej. Pamjet në mediat sociale nga koncerti i së premtes mbrëma treguan 65-vjeçarin Farrell duke i bërtitur Navarro-s, 57-vjeç, dhe duke e goditur me grusht, përpara se të ndalohej nga stafi dhe të largohej nga skena në Pavionin e Leader Bank të Bostonit.

Jane's Addiction u formua në Los Anxhelos në 1985 dhe konsiderohet si një nga sukseset e skenës së hershme alternative të rock-ut. Grupi përbëhet nga Farrell, Navarro, bateristi Stephen Perkins dhe basisti Eric Avery. Së fundmi ata u ribashkuan pas më shumë se një dekade të ndarë.

Hitet e tyre përfshijnë këngët Just Why, Been Caught Stealing dhe True Nature. Në vitin 2013, grupi u nderua me një yll në Walk of Fame legjendar të Hollivudit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dave Navarro (@davenavarro)

janes addiction tur

Sondazh

Poll