Art&Argëtim

"Jam në depresion të rëndë!"/ Fero i kërkon ndihmë mediave: Vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të...

Ish-çifti u nda pas disa vitesh, pas një debati i cili agravoi deri në dhunë fizike.

17 Shtator 2024, 10:53 Nga S.B
"Jam në depresion të rëndë!"/ Fero i kërkon
Fero dhe Arbenita

KOSOVË- Ish-reperi i njohur Fero ka dalë me një deklaratë në rrjete sociale ku shpreh haptazi se është në një gjendje të rënduar emocionale. Fero thotë se nuk i lejohet të shoh dhe të takojë vajzën e tij Nina të cilën e ndan me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajli.

Sipas ish-reperit, vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen e tij.

“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero.

Në një tjetër reagim Fero i drejtohet Prokurorisë së Gjilanit, duke i thënë se ndodhet në një gjendje të rëndë.

“Çfarë ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?” shton ish-reperi. “Jam i thyer emocionalisht dhe në depresion të rëndë.”

"Jam në depresion të rëndë!"/ Fero i kërkon

Ish-çifti u nda pas disa vitesh, pas një debati i cili agravoi deri në dhunë fizike. Ish-reperi i cili hoqi dorë nga muzika dhe iu përkushtua fesë myslimane, dhunoi modelen dhe e kërcënoi me jetë duke i thënë se do ta vriste nëse ia merrte vajzën. Pasi Arbenita e denoncoi në polici, Gjykata e la ish-reperin në paraburgim për 30 ditë.

Pasi doli nga burgu, Fero doli me një deklaratë publike duke njoftuar se do të hiqte dorë nga muzika dhe se do t’i përkushtohej plotësisht fesë.

fero arbenita ismajli

Sondazh

Poll