18 Shtator 2024, 11:54
Nga E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka anuluar një gjobë prej 1.49 miliard eurosh të vënë nga Brukseli kundër gjigantit teknologjik amerikan, Google, për abuzim të dominimit në fushën e reklamave online.
“Gjykata e Përgjithshme anulon vendimin e Komisionit [Evropian] në tërësinë e tij”, tha gjykata me seli në Luksemburg, nëpërmjet një komunikate, duke shtuar se “institucioni kreu gabime gjatë shqyrtimeve”.
Brukseli “dështoi të marrë në konsideratë të gjitha rrethanat relevante në shqyrtimin e kohëzgjatjes së klauzolave të kontratave që Komisioni i kishte cilësuar abuzive”, tha gjykata.
Komisioni Evropian, rregullator me ndikim i konkurrencës në BE, tha se “do të studiojë me kujdes gjykimin dhe do të reflektojë për hapat e mundshëm të radhës” që mund të përfshijnë edhe apelin.
Gjykimi do të lehtësojë Google, pasi gjykata më e lartë e BE-së javën e kaluar konfirmoi një gjobë të vënë ndaj kompanisë më 2017, me vlerë prej 2.42 miliardë eurosh, për abuzim të dominimit përmes favorizimit të shërbimit të saj për krahasimin e ofertave.
Si pjesë e një nisme të madhe për të luftuar abuzimet e gjigantëve të teknologjisë, BE-ja ndëshkoi Google me gjoba që kapin vlerën e përgjithshme të 8.2 miliardë eurove, ndërmjet viteve 2017 dhe 2019, për shkak të shkeljeve të ligjeve të konkurrencës.
Gjoba prej 1.49 miliard eurosh është e treta nga këto ndëshkime, e fokusuar ndaj shërbimit AdSense të Google.
Por, betejat e gjata ligjore ndërmjet Google dhe BE-së nuk përfundojë këtu.
Google është duke sfiduar edhe një gjobë prej 4.3 miliardë eurosh që Brukseli ia ka shqiptuar për shkak të vënies së kufizimeve në telefonat me sistemin Android, për të favorizuar biznesin e saj të kërkimeve në internet.
Gjoba e 2018-tës mbetet më e larta e shqiptuar ndonjëherë nga BE-ja për shkelje të ligjeve të konkurrencës./REL
gjykata e be-së google
Bota
18 Shtator 2024, 11:10
M.B
Foto ilustruese
AUSTRALIA- Policia australiane ka njoftuar se depërtuar në aplikacionin 'Ghost', një program i koduar komunikimi global i nd...
Bota
18 Shtator 2024, 11:08
E. D
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan ka falënderuar gruan që pikasi autorin që dyshohet se po planif...
Bota
18 Shtator 2024, 10:59
E. D
foto ilustruese
SPANJË- Një turiste gjermane vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen të hënën, rreth 500 kilometra larg arkipela...
Bota
18 Shtator 2024, 10:47
E. D
Kate Middleton
UELLS- Princesha e Uellsit Kate Middleton është kthyer në punë për herë të parë...
Bota
18 Shtator 2024, 10:34
E. D
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Votuesit në SHBA shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presi...
Bota
18 Shtator 2024, 09:58
E. D
foto ilustruese
EVROPA QËNDRORE- Vullnetarë dhe punonjës të shërbimeve emergjente punuan gjatë natës ndërmjet t&eum...
Bota
18 Shtator 2024, 09:05
E. D
ITALI- Disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore janë goditur nga përmbytjet shkatërruese gjatë ditëve të fundit pasi...
Bota
18 Shtator 2024, 08:46
E. D
Hëna
SHBA- Një superhëna ka ndriçuar qiellin në të gjithë botën duke përkuar me një eklips të pjes...
Bota
18 Shtator 2024, 08:32
E. D
liderët evropianë
EVROPË- Vlerësimet e popullaritetit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz janë ndër më të ul&e...
Bota
18 Shtator 2024, 08:20
E. D
Antony Blinken
KARJO- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet sot në Kajro për të diskutuar për armëpushim midis Izra...