Bota

"Ishte vërtet e mrekullueshme"/ Trump falënderon gruan që i shpëtoi jetën: Ajo ndoqi personin që do më vriste dhe njoftoi policinë, dua ta takoj!

Gjithashtu kandidati republikan u shpreh se ajo e pa të dyshuarin duke vrapuar drejt makinës së tij dhe u bë i dyshimtë, kështu që e ndoqi atë në automjetin e saj dhe bëri fotografi të targës së tij. 

18 Shtator 2024, 11:08 Nga E. D
"Ishte vërtet e mrekullueshme"/ Trump falënderon gruan
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan ka falënderuar gruan që pikasi autorin që dyshohet se po planifikonte atentat në fushën e tij të golfit. Trump në daljen e tij të parë publike që nga incidenti tha para një turme se gruaja e paidentifikuar, pa diçka që nuk po shkonte teksa po ecte me automjetin e saj.

Gjithashtu kandidati republikan u shpreh se ajo e pa të dyshuarin duke vrapuar drejt makinës së tij dhe u bë i dyshimtë, kështu që e ndoqi atë në automjetin e saj dhe bëri fotografi të targës së tij. Trump tha se ajo i dërgoi me shpejtësi ato imazhe autoriteteve.

“Doni të dini një lloj mrekullie?  Një grua, duke vozitur në një makinë, pa një burrë në rrugë duke vrapuar. Dhe ajo e ndoqi atë. Dhe ai hipi në makinë. Dhe ajo ndaloi sepse mendoi se ai ishte i dyshimtë. Ai dukej ndryshe. Ajo e ndoqi atë, nuk ishte shumë larg, dhe parkoi makinën pas makinës së tij dhe filloi të fotografonte targën e tij. Seriozisht, kush do ta bënte këtë? Ajo ishte vërtet e mrekullueshme. Gratë janë më të zgjuara se burrat,” tha trump duke shtuar se donte ta takonte atë.

donald trump

Sondazh

Poll