Bota

Njoftoi se ka përfunduar kimioterapinë, Kate Middleton kthehet në detyrë

Më 9 shtator, Pallati Kensington njoftoi në një video-mesazh të publikuar për publikun se princesha 42-vjeçare kishte përfunduar kimioterapinë dhe ishte gati të kthehej në detyrat e saj publike.

18 Shtator 2024, 10:47 Nga E. D
Njoftoi se ka përfunduar kimioterapinë, Kate Middleton kthehet
Kate Middleton 

UELLS- Princesha e Uellsit Kate Middleton është kthyer në punë për herë të parë që kur njoftoi se ka përfunduar kimioterapinë për kancerin. Kate u takua me anëtarët e ekipit të Qendrës së Fëmijërisë së Hershme dhe stafin e Pallatit Kensington në Kështjellën Windsor rreth projektit të saj i cili fokusohet në mbështetjen e fëmijërisë së hershme. 

Më 9 shtator, Pallati Kensington njoftoi në një video-mesazh të publikuar për publikun se princesha 42-vjeçare kishte përfunduar kimioterapinë dhe ishte gati të kthehej në detyrat e saj publike. Në videon e publikuar nga mediat ndërkombëtare, Kate Middleton thotë se ndjehet e lehtësuar që kursi i saj i kimioterapisë parandaluese ka përfunduar pas nëntë muajsh tepër të vështirë dhe të frikshëm për të dhe familjen e saj.

“Udhëtimi i kancerit është kompleks, i frikshëm dhe i paparashikueshëm për të gjithë, veçanërisht për ata që janë më afër jush. Me përulësi, ai gjithashtu ju sjell ballë për ballë me dobësitë tuaja në një mënyrë që nuk e keni menduar kurrë më parë, dhe bashkë me të, një perspektivë të re për gjithçka. Kjo kohë na ka kujtuar, veçanërisht unë dhe William, të kuptojmë dhe të jemi mirënjohës për gjërat e thjeshta, të rëndësishme në jetë që shumë prej nesh shpesh i marrin si të mirëqena. Si të duash dhe të të duan thjesht”, tha Kate.

kate middleton 

Sondazh

Poll