Bota

U sulmua nga peshkaqeni gjatë notit, humb jetë turistja gjermane në Spanjë

30-vjeçarja, e cila po udhëtonte me një katamaran, u sulmua nga një peshkaqen teksa po notonte të hënën pasdite, 278 milje në jugperëndim të ishullit Gran Canaria.

18 Shtator 2024, 10:59 Nga E. D
U sulmua nga peshkaqeni gjatë notit, humb jetë turistja gjermane
foto ilustruese

SPANJË- Një turiste gjermane vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen të hënën, rreth 500 kilometra larg arkipelagut të Ishujve Kanarie, Spanjë. 30-vjeçarja, e cila po udhëtonte me një katamaran, u sulmua nga një peshkaqen teksa po notonte të hënën pasdite, 278 milje në jugperëndim të ishullit Gran Canaria.

Shërbimet spanjolle të urgjencës u alarmuan për nevojën e një evakuimi mjekësor dhe pas konsultimit me autoritetet marokene, që dërguan një helikopter në zonën detare ku ndodhej anija britanike e kënaqësisë “Dalliance Chichester”. Gruaja 30-vjeçare humbi një këmbë në sulm dhe vdiq nga një atak në zemër më vonë ndërsa po transportohej me një helikopter.

Sulmet e peshkaqenëve janë shumë të rralla në këtë zonë. Vitin e kaluar pati 69 sulme peshkaqenësh në mbarë botën që vranë dhjetë njerëz, katër vdekje u regjistruan në Australi, dy në SHBA dhe nga një në Bahamas, Egjipt, Meksikë dhe Francë (në Kaledoninë e Re).

peshkaqen turistja gjermane

Sondazh

Poll